Studenti Arjan Beqaj, nga Partizani në grupet e Champions

10408116_757276514369289_5478235043077046696_nArjan Beqaj, duke mbrojtur portën e Anorthosis, në një ndeshje kundër Inter në Champions League (2008-09).
I lindur në Prizren, dy vjet e gjysëm student në Universitetin e Tiranës, kohë në të cilen u aktivizua me Partizanin, Beqaj është një ndër portierët më të mirë që Shqipëria ka eksportuar në Europë.
Nga të kuqtë, prizrenasi kalon në kampionatin grek, ku aktivizohet për 6 sezone me OFI Kretë dhe 3 me Ionikos.s53417124Kulmin e karrierës e njeh në Qipro. Pjesë e skuadrës së Anorthosis Famagusta (klub në të cilin aktualisht kryen rolin e trajnerit të portierëve) që në sezonin 2008-09 merr pjesë në fazën e grupeve të Champions. Rivalë: Werder Bremen, Panathinaikos, Inter.
2 ndeshje historike me zikaltërit e Milanos. 3-3 në Qipro dhe humbje minimale 1-0 ne San Siro (portën e mbronte Beqaj).
Në kombëtare, 45 ndeshje për Arjan Beqaj, një numër që mund të ishte më i madh nëse në të njëjtën periudhë nuk do kishte si konkurrent Foto Strakoshën (deri në moshën 40-vjecare titullar në përfaqësuese)…

Leave a Reply