Zbehja e traditës, Elbasani nuk prodhon më yje

1926764_749667458463528_4308782873724413634_nNë qytetin e stadiumit më të bukur në vend, sot nuk gjen një ekip futbolli që t’i përgjigjet cilësisë në infrastrukturë.
Në fillimin e viteve 2000, kush kishte elbasanas në skuadër, kishte dhe mundësitë më të mëdha për të fituar titullin kampion.
Vllaznia e sezonit 2000-01, përfaqësohej nga Oltion Osmani, Klodian Duro e Dorian Bylykbashi. 
Dinamo e Sejdinit në sezonin 2001-02, në mbrojtje rreshtonte Arian Pishën, në mesfushë Julian Ahmatajn e Ilir Qorrin (ky i fundit mjeshtër i goditjeve të dënimit).
Më pas Tirana do të fitonte disa tituj edhe me ndihmën e Klodian Duros e Hetlem Capjas.
Kulmin në futboll, qyteti industrial shqiptar, do ta njihte në sezonin 2005-06, kur Elbasani i bazuar te lojtarët vendas, si Kotorri, Oltion Osmani, Qorri, Stojku, vëllezerit Dalipi, Mehmetaj e Capja do shpallej kampion i vendit, për herë të dytë në historinë e tij.
Po sot, pse qyteti nuk eksporton më në superiore, lojtarë të një niveli të tillë?

Leave a Reply