424_634890949670766671Hotel Tirana International – për shqiptarët i njohur si 15 katëshi – për shumë vite gëzoi statusin e ndërtesës më të lartë në kryeqytet.

I ndërtuar në vitin 1979 me një arkitekturë të stilit socialist, 15 katëshi shume shpejt u bë simbol i kryeqendrës së vendit dhe lartësia e brendësia e tij misterioze (në të pushonin vizitorët e huaj, për vendasit ishte “mollë e ndaluar”) reflektuan edhe në kulturën popullore.

Shembulli më i mirë vjen nga tifozët e Partizanit dhe ata të Tiranës, të cilët lojtarët e tyre më shtatlartë i krahasonin pikërisht me hotelin e ndodhur “midis Tirone”.

Te të kuqtë ishte Safet Berisha, kapiteni, për të cilin tifozët me krenari shpreheshin: “Berisha në këmbë – 15 katëshi, Berisha në sparkatë – Pallati i Kulturës”

Për bardheblutë, nderin e krahasimit me ndërtesën më të lartë në qytet e pati Arben Minga, për të cilin Kasem Hallulli këndoi vargjet:

“Kush i rren kto mrojca,
kush i bon kto xhibla,
kush i shlon kto predha,
pallaveshi Minga,
kush i shlon kto predha,
15 katëshi Minga”

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU