Vonë, por edhe zysha e mësoi domethënien e derbit

12935287_10209020516132313_2025061907_nJavën e kaluar u diplomova në Universitetin shtetëror të Milanos pasi paraqita si temë finale tezën me titull “Kronikat e ndeshjeve derbi për të treguar qytetet” e sot u riktheva të dorëzoja një kopje në zyrën e profesoreshës që më ndihmoi në realizimin e saj. Në punën e paraqitur u mundova të tregoj rëndësinë e madhe që takime të tilla kanë për tifozët dhe pasionin e gjerë që përhapin ndër njerëz. Nis të flas për origjinën e ndeshjeve derbi në Britaninë e Madhe, kaloj në rivalitetet më të njohura të Italisë dhe punën e mbyll duke treguar përvojën time personale si tifoz i një prej skuadrave të kryeqyetit të Shqipërisë.

Si i apasionuar i këtij “zhaneri” që kur nisa të mësoj për provimet e para këtu e dy vite më parë në mendje më “vlonte” idea e përpunimit të një diplome që do të përmbante këtë temë në përfundim të ciklit universitar. Dëshirëa ime për të trajtuar fenomenin-derbi gjeti mbështetje te profesoresha Maria Cristina Jucker, me profesion gazetare dhe titullare e kursit “Historia e gazetarisë” në Universitetin e Milanos. Kur i shtrova kërkesën time, zysha e lindur më 1945 e që gjatë gjithë karrierës është kujdesur për ekonomi e financë, pranoi.

11214232_10208863345043134_5558067355961660792_nE zuri taksirati të mësonte në këtë moshë që futbolli në Shqipëri u luajt për herë të parë në Shkodër; që Tirana e Partizani që prej vitit 1946 “përplasen” me njëri-tjetrin por akoma deri në ditën që po shkruajmë nuk e kanë ndarë kush është më i forti në kryeqytet; që Dinamo ka pretendimet e veta për t’u quajtur dominuese e të njëjtit qytet; që Panajot Pano ka qenë futbollisti më i mirë në historinë tonë; që Tirana ka luajtur me Ajax e Partizani me Celtic; që përpara meje në universitetet italine kanë studiar përveç mijëra shqiptarësh edhe dy emra të mëdhenj si Selman Stërmasi e Loro Boriçi. E të tjera ndodhi të kësaj natyre.

Sigurisht që cilësia në shkrim nuk qe e lartë, tema që trajtova nuk është shkencore e përfundimet e saj nuk do ndryshojnë botën, por zysha me durim vërejti që deri në gërmën e fundit diploma përmbante pasion, dëshirë e traditë. Sepse flitej për derbin! Kur mu desh të takohesha me zyshën më 3 mars për të rënë dakord mbi ndryshimet e fundit, rastisi që një ditë më vonë do luhej Partizani-Tirana. E kur e vura në dijeni të faktit me buzëqeshje më tha: “Dhe ti je akoma gjallë, s’të kanë përpirë ethet?” Ç’të shtoj më tepër përveç se shumë falenderime…

Leave a Reply