Kampionët e zhdukur nëpër Europë

B4WaXYMCQAAJ6YcSiti nostalgjik beyondthelastman.com poston një artikull interesant mbi zhdukjen e skuadrave kampione në turnetë europianë të futbollit. Duke bërë disa kërkime në arkivat e kampionateve të ndryshëm rezulton që në Angli e Skoci (vendet ku u krijuan klubet e parë profesionistë), me vetëm një përjashtim, të gjithë klubet e shpallur të paktën njëherë kampionë vazhdojnë të jenë në aktivitet edhe në ditët e sotme.

Kjo traditë e vazhdimësisë ruhet edje në Itali, Spanjë, Uells, Portugali, Greqi, Turqi, Shqipëri dhe në ish-Republikat Sovjetike apo edhe në ish-Cekosllovaki. Ndërsa në të tjera liga europiane numri i skudrave kampione që kanë pushuar së ekzistuari varion.

Në shtetet e sipërpërmendura shumica e tifozëve vijojnë traditën e të bërit tifozllëk për të njëjtat skuadra për të cilat emocionohej edhe gjyshi apo babai, fat të cilin nuk e kanë disa nga mbështetësit e lojës së bukur në vende të tjerë europianë ku një numër i madh klubesh janë zhdukur për shkak të problemeve financiare, për motive politike, si pasojë e bashkimit me një tjetër klub apo për “venitjen” e vërejtur pas kalimit të futbollit nga amatorizmi në profesionizëm.

Rastet më flagrantë paraqiten në Danimarkë e Irlandën e Veriut ku klube si KB (15 herë kampion i Danimarkës) apo Belfast Celtic (14 tituj në Irlandën e Veriut) kanë pushuar së garuari e ekzistuari, ndërsa më i freskëti është ai i zhdukjes së Unirea Urziceni, kampion i Rumanisë më 2009. Ja një listë me emrat e klubeve kampionë që tashmë nuk figurojnë më askund përvec se në Librat e Artë të futbollit:

15 tituj: KB (Danimarkë)
14 tituj: Belfast Celtic (Irlandë e Veriut)
8 tituj: Admira Wien (Austri), Venus Bukuresht (Rumani)
7 tituj: Beerschot (Belgjikë), B1903 (Danimarkë)
6 tituj: RC Bruxelles (Belgjikë), Worwärts Berlin (Gjermani Lindore) Chinezul Timisoara (Rumani)
5 tituj: DC Bruxelles (Belgjikë), RC Roubaix (Francë), RAP Amsterdam (Hollandë), Drumcondra (Irlandë), Cork United (Irlandë), Gradanski Zagreb (ish-Jugosllavi)

 

Leave a Reply