12528148_10205507716235625_1885378834_nSot pasdite luhet “Derbi i armiqve të përjetshëm”, Olympiakos-Panathinaikos, dy klubet më popullorë të Greqisë.
Në gadishullin helenik ndeshja e parë e futbollit u luajt në fundin e shekullit XIX mes punëtorëve portualë vendas dhe diplomatëve anglezë. Fillimisht lojë e shtresës së lartë, futbolli u përhap nga klasa punëtore e nga këto dy pjesë të popullsisë lindën edhe dy klubet më të fortë të kryeqytetit: bardhekuqtë e Olympiakos (klub i portit të Pireut) dhe jeshilët e Panathinaikos (skuadër pranë ambienteve financiare të qendrës së Athinës).
Me kalimin e viteve diferencat sociale kanë ardhur duke u shuar por rivaliteti mes dy tifozerive njeh vetëm rritje, shpeshherë duke kapur nivele ekstreme. Sipas dëshmive, derbi më i ashpër i Athinës daton në vitin 1964 kur dy skuadrat u përballën në gjysëmfinalen e Kupës së Greqisë. Takimi u ndërpre në minutën e 115’ pas trazirave të shkaktuara nga dy tifozeritë dhe trofeu ju dha në tavolinë skuadrës së AEK.

SHQIPTARËT Dy nga lojtarët më të fortë të skuadrës kombëtares ndër vite, portieri Foto Strakosha dhe mesfushori Bledar Kola, kanë patur të privilegjin të veshin fanellat e dy klubeve të Athinës. Strakosha me Olympiakos është aktivizuar për 4 sezone duke u shpallur kampion i Greqisë në atë 1996-97 ndërsa Bledar Kola po për 4 sezone ka luajtur për rivalët e Panathinaikos.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU