River Plate, “Milionerët” e Buenos Aires

copa-sudamericana-river-plate-atletico-nacional_2u5fu71k77861ju4k7wny7kfsKrijuar në vitin 1901 në lagjen portuale Boca të kryeqyetit të Argjentinës, Buenos Aires, klubi i River Plate që në fillimet e tij ka qëllime ambicioze. Ndërsa rivalët e Boca Juniors (klub i themeluar më 1905) mbeten në zonën portuale, River zhvendoset në një lagje më të pasur, atë Nunez, në veri të qytetit ku ndodhet edhe sot selia e klubit.
Në vitin 1932 River Plate merr pseudonimin “Los Millionarios” (milionerët) duke qenë i pari klub argjentinas që bën një merkato me shifra marramendëse për kohën. “Milionerët” i qëndrojnë besnikë nofkës së tyre edhe në vitet e mëvonshme, kur për shuma të majme pranojnë kalimin në Europë të sulmuesve Omar Sivori (Juventus) e Alfredo Di Stefano (Real Madrid).
Në vitet ’40 e ’50 loja sulmuese e River Plate bëri që skuadra të quhej edhe “La Maquina” (makina) për efikasitetin në rezultate dhe dominimin në futbollin argjentinas të kohës. Ndërsa një tjetër pseudonim – kësaj here më pak i këndshëm – “Las Gallinas” (pulat) ju vu skuadrës nga tifozeritë kundërshtare kur që nga viti 1957 e deri më 1975 përfundoi 11 herë e dyta në kampionat dhe u mund 4-2 nga Penarol në finalen e Kupës Libertadores në vitin 1966, pasi ndodhej në avantazh 2-0.
River Plate ndeshjet brenda i luan në stadiumin El Monumental (65.700 vende) dhe është skuadra që ka fituar më shumë kampionate në Argjentinë, plot 36 të tillë dhe ndër vite fanellën e bardhë me vizën e tërthortë të kuqe e kanë veshur yje të futbollit botëror. Kujtojmë disa prej tyre:

Claudio Caniggia

imagesArgjentinasi Claudio Caniggia është një prej lojtarëve më të shpejtë që ka parë historia e futbollit. Ish-sulmuesi i River Plate e Atalanta, përshkonte 100 metra në vetëm 10 sekonda. “Zogu” (pseudonimi i tij) për vite me radhë nuk grumbullohej në kombëtaren argjentinase, për shkak se nuk pranonte të priste flokët e tij relativisht të gjatë…

Enzo Francescoli

images-1Sulmues elegant dhe i një klasi të lartë, uruguajani Enzo Francescoli ka luajtur në dy periudha të ndryshme për River Plate ndërsa në Europë ka veshur edhe fanellat e Olympique Marseille, Cagliari e Torino. Zinedine Zidane gjithmonë është shprehur se idhulli i tij në futboll ka qenë Francescoli, madje një prej djemve të Zizou-s quhet Enzo në nder të yllit uruguajan.

Kuriozitete

EMRI Legjenda tregon që një prej themeluesve të klubit, ndërsa shikonte teksa luanin futboll një grup marinarësh anglezë, në disa prej arkave aty pranë vëren shkrimin The River Plate (emri në anglisht i Rio de La Plata), grykëderdhje lumenjsh që lag Argjentinën dhe Uruguajin dhe vendos të quajë kështu klubin e sapokrijuar.

FANELLA Ngjyrat sociale të River Plate janë e bardha dhe e kuqja ndërsa për fanellën e dytë shpeshherë është përdorur ajo granata (e kuqja e Torinos) në nder të futbollistëve të rënë në tragjedinë e Superga-s në vitin 1949.

Leave a Reply