Përballjet më prestigjoze të skuadrave shqiptare në Europë

12661800_930894293674176_1137284204547611776_nKlubet shqiptarë nisin të garojnë në kompeticionet europiane që nga sezoni 1962-1963. Ndeshja debutuese është një përballje mes Partizanit dhe skuadrës suedeze Nörrkoping më 12 shtator 1962; 1-1 në Tiranë golin për të kuqtë e realizon Kolec Kraja në minutën 48’.
Që nga shtatori i largët i vitit 1962 skuadrat tona janë përballur me klube modeste si dhe me emra të mëdhenj të futbollit në kontinent, herë me arritje epike e shpeshherë me rezultate zhgënjyese. Në këtë shkrim paraqesim udhëtimet e 6 klubeve tona në 6 trasferta të “rënda” europiane.
 
Celtic 4-1 Partizani
 
Në Celtic Park të Glasgow-t (3 tetor 1979) luhet ndeshja e kthimit e vlefshme për turin e parë të Champions League. Takimi i parë i luajtur në Tiranë (19 shtator 1979) përfundon me fitoren e Partizanit, gol i Agim Muratit në minutën 35’. Kampionëve të Skocisë i duhet fitorja dhe e arrijnë atë. Mundin të kuqtë me rezultatin 4-1 dhe kalojnë në turin tjetër.
 
Celtic: Peter Latchford, Alan Sneddon, Danny McGrain, Tom McAdam, Roddie MacDonald, Davie Provan, Murdo MacLeod, Johnny Doyle, Vic Davidson, Roy Aitken, George McCluskey (Bobby Lenox 83’). Trajner: Billy McNeill
Partizani: Perlat Musta, Kujtim Çoçoli, Sulejman Starova, Safet Berisha, Arjan Ahmetaj, Ilir Lame, Feim Breca, Millan Baçi, Sefedin Braho, Agim Murati, Shyqyri Ballgjini (Musa Fagu 72’). Trajner: Bejkush Birçe.
Golat: Alan Sneddon 15’(autogol)/ Roddie MacDonald 19’, Roy Aitken 21’, Vic Davidson 31’, Roy Aitken 44’.
Barcelona 4-1 Flamurtari
 
Në edicionin 1987-88 Flamurtari shkruan historinë. Është e para skuadër shqiptare që arrin të kalojë dy ture në një kompeticion europian. Vlonjatët arrijnë në turin e tretë të Kupës UEFA pasi eleminojnë Partizanin e Beogradit dhe gjermano lindorët e Wismut Aue (sot Erzgebirge Aue). Shorti i vë përballë gjigandëve spanjollë të Barcelonës. Ndeshja e parë (25 dhjetor 1987) luhet në Spanjë: 4-1 dhe pak shpresa për kualifikim.
 
Barcelona: Zubizarreta, Salva , Migueli, Julio Alberto, Víctor Muñoz, Urbano, Bernd Schuster, Moratalla, Calderé (Roberto 59’), Gary Lineker, Carrasco. Trajner: Luis Aragonés.
Flamurtari: Anesti Arapi, Rrapo Taho, Petro Ruci, Eqerem Memushi, Roland Iljadhi, Kreshnik Çipi, Alfred Zijai, Latif Gjondeda, Alfred Ferko (Vasillaq Ziu 52’), Vasil Ruci, Sokol Kushta (Viktor Daullja 82’). Trajner: Leonidha Çurri.
Golat: Urbano 43’, Gary Lineker 54’, Carrasco 55’, Gary Lineker 58’/ Vasil Ruci 70’ (penallti).
 
Bayern Münich 3-1 17 Nëntori
 
17 Nëntori (nuk quhej akoma Tirana) kalon pa vështirësi turin e parë të Champions League, edicioni 1989-90, duke eleminuar maltezët e Sliema Wanderers me rezultatin e përgjithshëm 5-1. Shorti tregohet i pamëshirshëm për bardheblutë në turin e dytë. Përballë janë gjermanët e Bayern dhe ndeshja e parë luhet në Münich (18 tetor 1989): 3-1 për vendasit e kualifimi vendoset që në Gjermani.
 
Bayern: Raimond Aumann, Jürgen Kohler, Roland Grahammer, Klaus Augenthaler, Stefan Reuter, Hans Pflügler, Ludwig Kögl, Hans Dorfner, Manfred Schwabl (Alan McInally 46’), Roland Wohlfarth (Thomas Kastenmaier 79’), Radmilo Mihajlović. Trajner: Jupp Heynckes.
17 Nëntori: Halim Mersini, Artur Lekbello, Fatos Daja, Arben Minga, Mirel Josa, Skënder Hodja, Krenar Alimehmeti (Fatbardh Ismaili 84’), Anesti Stoja (Leonard Liti 87’), Bedri Omuri, Augustin Kola, Florian Riza. Trajner: Shyqyri Rreli.
Golat: Ludwig Kögl 16’ (penallti), Radmilo Mihajlović 24’ dhe 64’/ Arben Minga 30’.
 
Olympique Marseille 5-1 Dinamo
 
Turi i parë i Champions League, edicioni 1990-91. Dinamo barazon 0-0 me francezët në Tiranë, rezultat shpresëdhënës për ndeshjen e kthimit në Stade de Velodrome. Në Francë (19 shtator 1990) përfundon në disfatë, 5-1 për vendasit dhe lamtumirë Europë. Në fushë për Marseille lojtarë si Cantona, Papin, Waddle, Tigana. Në stol trajneri kampion bote me Gjermaninë në botërorin e pak muajve më parë: Franz Beckenbauer.
 
Marseille: Pascal Olmeta, Mozer, Bernard Casoni, Manuel Amoros, Chris Waddle (Philippe Vercruysse 79’), Jean Tigana (Abedi Pele 46’), Dragan Stojković, Bernard Pardo, Bruno Germain, Jean-Pierre Papin, Éric Cantona. Trajner: Franz Beckenbauer.
Dinamo: Fotaq Strakosha, Arjan Stafa, Ilir Sillo, Pjerin Noga, Genc Ibro, Josif Gjergji, Agim Canaj, Ermal Tahiri, Arben Milori Sulejman Demollari (Ilir Daja 77’), Viktor Briza. Trajner: Bejkush Birçe.
Golat: Jean-Pierre Papin 44’ (penallti), 63’ dhe 75’, Éric Cantona 70’, Philippe Vercruysse 90’/ Ermal Tahiri 89’ (penallti).
 
Parma 2-0 Teuta
 
Kupa e Kupave, edicioni 1995-96. Në turin e parë përballen fituesja e Kupës së Italisë, Parma, me fituesen e Kupës së Shqipërisë, Teuta e Durrësit. Ndeshja e parë (e luajtur në Tiranë) përfundon 0-2 për Parmën. Ajo e kthimit (28 shtator 1995), në Ennio Tardini, me të njëjtin rezultat. Kuriozitet: Filippo Inzaghi shënon golin e tij të parë në kompeticionet europiane.
 
Parma: Luca Bucci, Antonio Benarrivo, Luigi Apolloni, Fernando Couto (Fabio Cannavaro 42’), Roberto Sensini, Alberto Di Chiara, Massimo Brambilla, Massimo Crippa (Tarcisio Catanese 72’), Tomas Brolin, Filippo Inzaghi, Alessandro Melli (Gianfranco Zola 46’). Trajner: Nevio Scala.
Teuta: Xhevahir Kapllani, Markelian Xhai, Artan Vila, Artan Koka (Ardian Bushi 88’), Mikel Furrxhi, Ilir Alliu, Ardian Abazi, Anesti Qendro, Alban Mehmeti, Elton Koça, Enkelejd Dobi. Trajner: Bashkim Koka.
Golat: Alessandro Melli 8’, Filippo Inzaghi 90’.
 
 
Napoli 5-0 Vllaznia
 
Pasi eleminojnë sllovenët e Koper, shkodranët në turin e dytë të Kupës UEFA, edicioni 2008-09, gjejnë italianët e Napoli-t. Ndeshja e parë në Shkodër përfundon me fitoren 0-3 të miqve. Ajo e kthimit luhet në San Paolo më 29 gusht 2008. Rezultati: 5-0.
Napoli: Matteo Gianello, Gianluca Grava, Fabiano Santacroce, Paolo Cannavaro, Leandro Rinaudo, Francesco Montervino, Michele Pazienza, Walter Gargano, Samuele Dalla Bona (Marek Hamšík 60’), Piá (Ezequiel Lavezzi 81’), Marcelo Zalayeta (German Denis 75’). Trajner: Edi Reja.
Vllaznia: Armir Grima, Safet Osja, Marko Bašić, Amarildo Belisha (Erjon Hoti 85’), Elvin Beqiri, Edmond Doçi, Dritan Smajli, Suad Lici, Ilir Nallbani, Vioresin Sinani, James Boadu (Albert Kaçi 84’). Trajner: Agim Canaj.
Golat: Leandro Rinaudo 42’dhe 54’, Piá 52’, Ezequiel Lavezzi 80’, Marek Hamšík 87’.

 

Leave a Reply