Shtypi i kohës për Loro Boriçin

File: [5gen41b.jpg] | Sun, 14 Feb 2016 19:07:13 GMT LazioWiki: progetto enciclopedico sulla S.S. Lazio www.laziowiki.org

Shkodrani Loro Boriçi në vitin 1941 transferohet në Romë, duke ju bashkangjitur të vëllait, Markut, i cili jetonte në kryeqytetin e Italisë. Loro nisi studimet e larta për drejtësi në Universitetin La Sapienza si dhe vijoi të ushqejë pasionin e tij për futbollin: në pak kohë ish-sulmuesi i Vllaznisë afrohet te bardhekaltërit e Lacios. Klubit roman i nevojitej një tjetër sulmues për të plotësuar repartin e avancuar, në të cilin yll i padiskutueshëm ishte legjenda e futbollit italian, Silvio Piola. Lorenzo (në Romë thërritej me emrin e tij të pagëzimit) aktivizohet për 3 sezone me Lacion, duke hasur vështirësi në gjetjen e hapësirave në formacionin bazë. Në bilancin e tij roman, Loro Boriçi numëron vetën 18 ndeshje e 3 gola të realizuar. Kjo copëz, e shkëputur nga një gazetë e kohës, sulmuesin shkodran e përshkruan me këto fjalë: “Me shumë mundësi Lacio do të prezantojë përpara publikut edhe afrimin më të ri: sulmuesin shqiptar Boriçi, një element që në stërvitje ka treguar se zotëron të dhëna të cilësisë së parë. Bëhet fjalë për një sulmues shumë të shpejtë e gjithashtu të fortë, që me siguri do t’i shërbejë shumë skuadrës romane.”

Pas luftës Boriçi rikthehet në Shqipëri, fillimisht te dashuria e tij e parë futbollistike, Vllaznia, e më pas zhvendoset në Tiranë për të bërë Partizanin e madh.
 

 

Leave a Reply