Morazofra, kur tifozët e Romës mashtruan mjeshtrin lacial për koregrafinë

7778RomaLazie_morazofraPër derbin e fazës së dytë të sezonit 1977-1978, të përfunduar në barazim 1-1, Commando Ultrà Curva Sud, pjesa më e zjarrtë e tifozerisë së Romës, vendosi të realizojë një koreografi spektakloare. Për të finalizuar idenë e tyre nevojiteshin 200 tymues të verdhë e po aq të tjerë të kuq (si ngjyrat e klubit) me të cilët do të shkruhej “FORZA ROMA”. Për fatin e keq të Commando-s, mjeshtri i vetëm që mund të realizonte këtë koreografi piroteknike në Romë ishte tifoz i Lacios. Pas mendimesh e konsultimesh pjesëtarët e grupimit ranë dakord që t’i kërkonin mjeshtrit në fjalë përfundimin e kësaj koreografie duke i thënë se i nevojitej për festën e një qyteze që quhej Morazofra (duke kombinuar fjalët “forza” dhe “Roma”). Koreografia qe një spektakël i rrallë për kohën, ku mes tymuesish e flakadanësh, pjesa tjetër e stadiumit mund të admironte e… të kishte zili.

 

Leave a Reply