Këngët më të bukura të kënduara nëpër stadiume

10888890_734200450010229_5040655411605730350_nAvanti ragazzi di Buda
 
Motivet e këngës “Avanti ragazzi di Buda” prej shumë vitesh janë kolona zanore e shumë koreve ultras në stadiumet italiane. Një këngë e ngjashme me këngët partizane shqiptare, për nga muzika apo edhe teksti e që kendohet në cdo ndeshje në tekstin origjinal nga tifozët e Lacios…
Historia e këngës: Teksti i referohet revoltës së Budapestit, kur në vitin 1956, në Hungarinë e kryeministrit Imre Nagi shpërthyen protestat anti-sovjetike (23 tetor-10/11 nëntor). 
Protesta të shtypura vetëm nga forcat e armatosura dhe tanket e mbërritur posacërisht nga Moska, ku humbën jetën rreth 3000 hungarezë e 700 ushtarë sovjetikë.
 
Ndër rreshtat e tekstit vecohen frazat:

 
“Më kujtohet që ke një pushkë, 

sille e po të pres te sheshi. 

Edhe unë ndër librat e shkollës

të fshehur e kam një pistoletë.”
 
“Vajzë mos i thuaj nënës time

që unë do të vdes sot në darkë, 

thuaj që po iki në mal

e do kthehem në pranverë”.
You’ll never walk alone
 
Marrë nga musical-i Carousel i Rodgers e Hammerstein, kjo këngë simbolizon shembullin më të arritur të solidaritetit kolektiv. Në vitin 1963, arriti majat e hit parade-ve në Angli kur këndohej nga grupi Liverpool-as Gerry and the Pacemakers e menjëherë më pas tifozët e skuadrës së atij qyteti e përcollën në Kop, tribunën legjendare të stadiumit Anfield. E që prej asaj dite nuk rreshtin së kënduari skuadrës së kuqe rreshtat e kësaj këngë e i kujtojnë se përballë cdo vështirësie, në shi, në erë e në stuhi ta mbajë kokën lart pasi asnjëherë nuk do të jetë vetëm.
Horto magiko
 
Titulluar “bima magjike”, himni i skuadrës greke të Panathinaikos, i referohet lules së tërfilit që ndodhet në stemën e klubit athinas:
 
“Është një bimë magjike,
ma jep ta provoj pak,
të ëndërroj për Panathinaikosin tim
e ti them të dua shumë”
 
Ritmi i kësaj kënge tashmë është i njohur botërisht nga frekuentuesit e tribunave e këndohet gjerësisht nga tifozët e klubeve të ndryshme deri në Amerikën e Veriut.
I’m forever blowing bubbles
 
Versioni origjinal u dëgjua për herë të parë në një musical në Broadway që më pas u bë shumë popullor në Britaninë e Madhe. Në vitin 1920, trajneri i atëhershëm i West Ham United, Billie Paitner e përvetësoi për skuadrën që drejtonte e tani kudo që ndodhesh, kur thua West Ham ke thënë dhe “I’m forever blowing bubbles”. Është himn perfekt për një klub objektivat e të cilit janë shumë herë më të mëdhënj se paraqitjet e lojtarëve në fushë:
 
“Unë përherë po plas cumcakiza,
që janë si ëndrrat e mia,
fluturojnë deri në qiell,
e më pas plasin.”
 
Kënga zakonisht shoqërohet më plasjen e cumcakizave në fundin e saj.

 

Leave a Reply