Albino United, skuadra e afrikanëve të bardhë

946150_427325084031102_390359166_nAlbinizmi është një sëmundje gjenetikisht e trashëgueshme që i lind fëmijët pa pigment. Si pasojë e kësaj patologjie, ngjyra e flokëve dhe e lëkurës së albinëve është e bardhë qumështi, ndërsa ajo e syve karakterizohet nga një bebe e kuqe.
Një legjendë në Tanzani, shtet në Afrikën lindore, thotë që prania e albinëve afron syrin e keq e për këtë fakt në vitet e fundit janë vrarë mbi 60 njerëz të prekur nga kjo sëmundje. Familjet vendase mundohen t’i mbajnë të fshehur të afërmit e tyre albinë për t’i shpëtuar nga “kthetrat” e vdekjes.
Për të përballur këtë fenomen e për të mbrojtur njerëzit e prekur nga kjo patologji, një biznesmen lokal, Oscar Daniel Haule, jo albin, ka krijuar një skuadër futbolli me emrin Albino United.
Falë nismës së Haule, i cili operon në tregun e shit-blerjes së automjeteve, albinëve i jepet mundësia të jenë pjesë integruese e jetës sociale në vend dhe duke parë popullaritetin e futbollit në Tanzani, kauza e tyre të merret parasysh nga organet përkatëse.
Edhe pse të regjistruar zyrtarisht, janë vetëm 7124 të tillë, sipas ekspertëve numri i albinëve në Tanzani prek shifrën e 200.000 personave, cka tregon edhe frikën e familjarëve për të treguar të afërmit e tyre të prekur nga kjo sëmundje.

Leave a Reply