Boca Juniors e Barcelona, historitë e vecanta të krijimit

11222536_507158539449087_8153926107291483543_nKlubi i Boca Juniors është krijuar nga emigrantë italianë në Argjentinë, prej nga rrjedh edhe epiteti LOS XENEIZES (xhenovezët). Por ngjyrat verdheblu i ka marrë nga flamuri i Suedisë për një motiv krejt të vecantë. Një anije suedeze ishte e para që mbërriti në portin e Buenos Aires dhe u pa nga themeluesit e klubit, të cilet ishin ende të pavendosur rreth ngjyrave sociale. Sot në sitin zyrtar të klubit nga Buenos Aires, cdokush mund t’i marrë informacionet në gjuhën spanjolle, italiane, angleze dhe në dialektin xhenovez.

Restoranti Boca Juniors në New York:

 

imagesNjë zvicerian, Hans (Joan) Gamper, tregtar sheqeri dhe bashkëthemelues i Barcelonës, jo vetëm solli lojën e futbollit në qytetin spanjoll, por i dha klubit edhe ngjyrat e skuadrës së tij të preferuar, Bazel, me të cilën kishte luajtur futboll në vendlindje. Në nder të Gamper, përpara cdo fillim sezoni, luhet në Camp Nou, trofeu i parë sezonal i Barcelonës, ai Joan Gamper.

Leave a Reply