Aksidenti ajror në të cilin shuhej skuadra më e fortë në historinë e futbollit italian

11709536_837875292976077_4073322313107417884_nBacigalupo, Ballarin, Maroso, Grezar, Rigamonti, Castigliano, Menti, Loik, Gabetto, Mazzola, Ossola.
Formacioni titullar i skuadrës së njohur botërisht si Il Grande Torino.
Më 4 maj 1949, avioni që kthehej pas një ndeshje miqësore në Lisbonë e në të cilin udhëtonte skuadra e shoqëruar nga stafi teknik dhe 3 gazetarë, do të përplasej në kodrën e Superga-s, në periferi të Torinos. Tragjedi në të cilën do të humbnin jetën të gjithë pjesëtarët e ekuipazhit.
Il Grande Torino, në fushë, ishte e dyta skuadër e aftë të fitojë 5 tituj kampion radhazi (’44-’49), pas Juventus-it të viteve ’30.
Formacioni i mësipërm trasmetohet gojarisht brez pas brezi nga tifozët granata, në mënyrë që legjenda të mos shuhet kurrë…

11393089_813708732059400_9157419079293370998_n

Kur në qershorin e kaluar vizitova në Milano muzeun «Football Heroes – Storie di calciatori», në të ishte ekspozuar edhe valixhja e kapitenit të Torinos pentakampione, Valentino Mazzola, yll i asaj skuadre dhe lider absolut i skuadrës më fatkeqe të futbollit italian. Valixhe të cilën, Mazzola e përdorte për ndeshjet në transfertë…

Leave a Reply