Fahrudin Jusufi, gorani i Partizan Beogradit

11393096_811902985573308_8849468001731992511_nNë foto pamje nga gjysëmfinalja e Kupës Europiane Partizan Beograd-Manchester United, viti1966.
Në tabelën e stadiumit shfaqet formacioni i ekipit serb, ku dallohet një futbollist me mbiemrin Jusufi.
Bëhet fjalë për mbrojtësin Fahrudin Jusufi, i cili gjatë karrierës së tij është aktivizuar edhe në kampionatin gjerman me Eintracht Frankfurt, Dornbirn e Wiesbaden. Me kombëtaren e ish-Jugosllavisë, Jusufi numëron 55 ndeshje (’59-’67), ndërsa si trajner ka drejtuar gjigandët e Schalke 04 e 1860 Munich.
I lindur më 8 dhjetor 1939 në një fshat afër komunës së Sharrit në Kosovë, Fahrudin Jusufi konsiderohet si një ndër mbrojtësit më të fortë që ka patur ndonjëherë ish-Jugosllavia. “Në Serbi nuk kam patur asnjëherë probleme lidhur me origjinën time. Jam goran, nëse dikujt i intereson ta dijë”, një nga deklaratat e Jusufit lidhur me prejardhjen e tij. 

Leave a Reply