Tifozët e CSKA Sofia provokojnë Tiranën duke thërritur “Partizani, Partizani” në “Qemal Stafa”

11079626_780695715360702_8750197945970348029_nNgjarja ka ndodhur më 27 korrik të vitit 2005, kur në turin e dytë paraeleminator, të vlefshëm për Champions League, Tirana do të përballej me kampionët e Bullgarisë, pasi në turin e parë bardheblutë do të kalonin sllovenët e Nova Gorica.
Tifozët e CSKA, të vendosur në cepin e poshtëm të tribunës D1, në një moment të takimit, i drejtohen pjesës bardheblu të stadiumit duke thërritur “Partizani, Partizani”. Ata të Tiranës ja kthejnë me një “Levski, Levski”, rivalët kryesorë të CSKA në kryeqytetin bullgar. Situata acarohet më shumë kur tifozeritë e të dyja palëve nisin të godasin me shishe e cakmakë njëra-tjetrën. Ndërhyrja e policisë ndalon degjenerimin e mëtejshëm të dhunës.
Në fushë bullgarët do të mundnin 0-2 (golat në minutat 89′ dhe 90′) Tiranën e drejtuar nga Sulejman Starova…

Leave a Reply