Kur Tomorit të Beratit i mohohej titulli kampion

11029551_766865853410355_2085358045654781969_nTomori i sezonit 1999-2000, nënkampion i Shqipërisë. Një ekip, pjesë e historisë së qytetit të një-mbi-një dritareve.
Nën presidencën e Adrian Cobos dhe drejtimin teknik të dyshes Kristaq Mile-Theodhori Arberi, skuadra me në përbërje futbollistët vendas Madrid Muxhaj, Arian Zëre, Aliaj, Lako, Dino, Nushi, Gjata, K.Arbëri (golashënuesi më i mirë i turneut, 18 gola), Fani, Tabaku e Çala si dhe lojtarët e ardhur nga qytetet e tjera si Luan Asllani, Deliu, Besnik Hasa, Shkëlzen Rustami e Saimir Maloku do të mbyllte kampionatin me 52 pikë, po aq sa edhe Tirana.
Rregullorja që parashikonte fitoren e kampionatit nga ekipi që grumbullonte më shumë pikë në ndeshjet direkte (një barazim dhe një fitore për Tomorin në përballjet me Tiranën) do të modifikohej nga FSHF pak përpara përfundimit të turneut.
Titulli do të vendosej në ndeshjen direkte, të luajtur në fushën neutrale të Elbasanit. 1-1 rezultati gjatë 90′ lojë dhe llotaria e penalltive do të rezultonte fatlume për bardheblutë: Gabon Besnik Hasa përballe Nallbanit dhe shënon Nevil Dede 11 metërshin e fitores për Tiranën.
Skuadra e Shkëlqim Mucës kampione, ndërsa Tomori i Beratit pjesë e legjendës…

Leave a Reply