Familja Cevenini, 5 vëllezër në formacionin e Interit

11034283_766362833460657_1819489971197823614_n5 vëllezër që luajnë një derbi me të njëjtën fanellë.
Bëhet fjalë për dinastinë Cevenini. Të lindur në Milano, Aldo, Mario, Luigi (më i talentuari), Cesare dhe Carlo përvec lidhjes familjare i bashkonte dhe pasioni për futbollin.
I vecantë derbi Milan-Inter, i luajtur më 30 janar të vitit 1921, kur të pestë njëherësh rreshtoheshin në formacionin zikaltër. Rast unik në botë. Ndeshja perfundon me rezultatin 1-1 dhe autor i golit për Interin është Luigi, i njohur ndryshe edhe si Cevenini III.
Pas luftës së I-rë botërore, 3 prej pinjollëve të familjes Cevenini (tifozë të Inter) do të kalonin te rivalët e Milan. Nje tjetër ndeshje (3 mars 1918), pjesë e historisë si derbi me diferencën më të madhe të golave. Rezultati 8-1 në favor të Milanit. Poker golash për Cevenini I dhe tripletë për Cevenini III. Në fushë me fanellën kuqezi edhe vëllai i vogël, Carlo, ose Cevenini V.
Histori derbi e ngjyrosur kuqezikaltër…


Leave a Reply