Të jesh shkodran si “Deda”

10888543_744832552280352_8054320295490429395_nDerviš Hadžiosmanović, ish-trajneri malazez i Vllaznisë, pjesën më të rëndësishme të karrierës së tij si teknik, e ka jetuar në Shkodër.
I afruar në prag të sezonit 2000-01, nga presidenti i atëhershëm Myftar Cela, “Deda” (pseudonim i dhuruar nga populli i Shkodrës) shpallet kampion që në vitin e parë me kuqeblutë.
Ne verën e vitit 2001, sërish nën drejtimin e malazezit, Vllaznia arrin te kalojë edhe një tur paraeleminator në Champions League, ne dëm të islandezëve të KR Reykjavik.
I larguar dhe i rikthyer disa herë në Shkodër, nën drejtimin e tij, Vllaznia arrin të fitojë edhe të fundit trofe të rëndësishëm, Kupën e Shqipërisë, në edicionin 2007-08.
Per Dedën, i suksesshëm mund të konsiderohet edhe sezoni 2013-14, kur Vllaznia arriti me veshtirësi të sigurojë mbijetesën në kategorinë e më të fortëve, sërish nën drejtimin e trajnerit nga Pljevlja…

 

Leave a Reply