Kur Tiranës paratë i vinin nga Egjipti

10891896_736043569825917_9001884214641508884_nEgjiptiani Metwally El Sayed, biznesmen në fushën e ndërtimit, përvec krijimit të kompleksit të pallateve “Hawai” në zonën e Laprakës në kryeqytet, mori në dorëzim edhe klubin bardheblu.
El Sayed, president i Tiranës në vitet 1999-2004, ishte i pari që rriti standartin e pagesave në kampionatin tonë të futbollit, kur riktheu në Shqipëri lojtarë si Fortuzi e Devi Muka nga Greqia dhe Kroacia, duke i joshur me kontrata milionere.
I dha Tiranës shumë, duke e shndërruar në klubin më të lakmuar nga të gjithë futbollistët e kohës. Nën drejtimin e presidentit egjiptian kryeqytetasit arritën të shpallen 3 herë kampionë, fituan 2 kupa republike dhe 3 finale të superkupës.
Pallatet “Hawai” në Laprake, pas ndërtimit u lyen nga jashtë me ngjyrat bardhë dhe blu.
El Sayed u largua nga Tirana në vitin 2004, pasi këshilli i atëhershëm bashkiak vendosi që drejtimin e klubit ta merrnin donatorët Halili, Nuri, Ngjela e Papuli.
I paharruar një debat televiziv mes tij dhe një tjetër personazhi mediatik, si ish-presidenti i Partizanit, Albert Xhani, në një emision sportiv të drejtuar nga Dritan Shakohoxha. Debati u zhvillua në darken e një derbi kupe të fituar nga Tirana me rezultatin 4-0…

Leave a Reply