10603511_690630054367269_4256872114824950798_nPara erës së facebook-ut, kur ne cunat e rrugicave u ndanim në skuadra me nga dy lojtarë e vendosnim dy tulla që shërbenin si shtylla porte (ndonjëherë vetëm një, si shtyllë tjetër shërbente ajo elektrike që ndonjëri prej nesh e ka patur në lagje). Nëse topi ngjitej mbi brez, atëhere ishte jashtë. 3 korne (goditje këndi) ose topi në vijë fatale baraz me 1 penallti. Loja përfundonte kur topi ngecte te oborri i komshinjve, ose kur nga kati i dytë na lagnin me kova uji. Bënim shumë pluhur për rrobat e ndera nëpër ballkone nga gratë nikoqire. Kush kishte fatin e poshtër duhet të braktiste sfidën kur mu aty në mes të fushës vinte e të parkonte makinën një nga banorët e pallatit përbri saj. Ndodhte sa herë ndeshja ishte në barazim. “E lejmë për mbasdite vazhdimin e ndeshjes cuna” e të gjithë nëpër shtëpia, kush kishte detyrat pa bërë e kush duhet të blinte bukën për drekë…

Andi KASMI

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU