“Të fortat” e Xhaxhit

10984236_772800922816848_8838683188279196797_nFaruk Sejdini, trajneri i një prej Dinamove më të forta të historisë, asaj kampione në sezonin 2001-2002, është bërë personazh i njohur për publikun shqiptar jo vetëm prej aftësive të tij drejtuese në pankinë, por edhe për humorin e hollë e komunikimin “pa doreza” përballë gazetarëve. Ja disa prej thënieve më humoristike gjatë karrierës së “Xhaxhit”…

Oferta egjiptiane

Kur ish-bosi i Tiranës El Sayed, i ofronte drejtimin e skuadrës egjiptiane El-Masry, “xhaxhi” i pankinave përgjigjej: “El Sayed më ofroi një kontratë dhe në bisedë e sipër më tha që garantonte ushqimin dhe fjetjen. Normal, se unë une nuk do fleja poshtë urave në Egjipt…”

Nëse halla… do ishte xhajë

Gazetari: Nëse Dhëmbi (këtu me Partizanin) do të realizonte në fund të ndeshjes, derbi mund të përfundonte në barazim.

Sejdini: Edhe halla po të kishte ndonjë gjë tjetër, do e thërrisnim xhajë…

Dialog pas një Dinamo 1-0 Partizani…

Sacmet e Xhumbës

Mars 2002. Dinamo mund Partizanin në një duel titulli me rezultatin 2-0. Shënojnë Klodian Asllani e Pulin Dhëmbi (i cili kësaj here luante për blutë e kryeqytetit). Pas ndeshjes, “xhaxhi” gjithë siguri deklaronte para gazetarëve: “Po Partizani kërkonte fitoren me Xhumbën në fushë? Xhumba nuk vret dot 1 zog me sacme e jo më të mundë Dinamon…” Altin Xhumba ishtë një mbrojtës gjirokastrit që aktivizohej me Partizanin në atë sezon…

Leave a Reply