Begović, portieri që zgjodhi Bosnjën pas një funerali

10402899_627047570725518_7896851538484753796_nNë botërorin Brazil 2014, Bosnja qe e vetmja kombëtare debutuese.
Një realitet i mbushur plot me histori dhe kuriozitete ai i skuadrës ballkanase, te e cila binte në sy prania e lojtarëve të rritur jashtë vendit. Një rast i tillë është edhe ai i portierit Asmir Begović. I lindur në Bosnjë më 1987, familja Begović zhvendoset në Gjermani, kur portieri ishte vetëm 4 vjeç. Më pas prindërit e tij emigrojnë në Kanada, atje ku portieri, aktualisht te Bournemouth hedh edhe hapat e parë si futbollist, madje debuton me kombëtaren U-20 kanadeze.
Ne moshën 20 vjeçare, plot 16 vite pas largimit nga atdheu (Bosnja është një shtet që e ka vuajtur tragjikisht shpërbërjen e ish-Jugosllavisë), Begović kthehet në Bosnjë për të marrë pjesë në funeralin e gjyshit.
“Aty kuptova kush ishte kombësia ime dhe vendi prej nga vija. Nuk pata asnjë dyshim, lidhja me origjinën dhe me njerëzit e mi ishte arsyeja pse zgjodha të përfaqësoja Bosnjën”.

Leave a Reply