Nenkultura Casual: origjina dhe depertimi i saj ne tribunat shqiptare

0
2822

BjqmlFfIUAAMo-JNe fushat e sociologjise dhe te antropologjise termi nenkulture i referohet nje grupi personash apo nje segmenti te caktuar te shoqerise, qe vecohet nga nje kulture me e gjere ne te cilen ben pjese, per stil jetese, besim dhe/ose vizione per boten. Sot do te ndermarrim nje udhetim ne kulturen ultras, duke u perqendruar te nje nenkulture e saj: ajo Casual.

ORIGJINA Nenkultura Casual e ka origjinen nga Anglia. Ne fundin e viteve ’70 dhe fillimin e viteve ’80 u pa per here te pare ne ambientin e futbollit dhe shume shpejt u paralelizua me huliganizmin. Shume tifoze nisen te perdornin veshje te markave te shtrenjta ne menyre qe te mos identifikoheshin lehtesisht nga policia. Ky stil veshjeje, qe nuk ngjasonte aspak me ngjyrat sociale te klubeve qe mbeshtesnin, i ndihmonte keta tifoze te depertonin pa problem ne pub-et qe frekuentoheshin nga homologet e tyre rivale por edhe te infiltroheshin ne grupimet e tjera per te “rrembyer” informacionet qe u nevojiteshin.

Kjo nenkulture u verejt fillimisht ne qytetin e Liverpool, kur tifozet lokale te Liverpool dhe Everton nisen te benin edhe transfertat e para europiane. Nga keto udhetime ato sollen me vete ne Angli marka te shtrenjta stilistesh franceze e italiane. Veshje te Lacoste, Sergio Tacchini por edhe atlete Adidas ishin disa nga risite ne garderobat e te rinjve angleze te atyre viteve. Duke u veshur ne kete menyre ata mund “t’ja hidhnin” policise, e cila ishte ne kerkim te atyre qe vishnin cizmet e markes Dr. Martens, aksesore karakteristike te skinheads-ave.

The Casuals gjithsesi nisen te binin ne sy per veshjet e tyre te shtrenjta. Kulmi i kesaj nenkulture perkon me fundin e viteve ’80, atehere kur moda ndryshoi dukshem dhe per ruajtesit e rendit publik ishte e papranueshme te besonin qe nje grup te rinjsh te veshur firmato dhe qe shoqeroheshin me njeri-tjetrin, nuk kishin asgje per te fshehur. Identifikimi i kesaj mase u be me i lehte, cka solli edhe nderrimin e kesaj mode sa gjeniale aq edhe te shtrenjte. Mode e cila, fale nostalgjikeve eshte prezente edhe ne ditet tona.

Markat tipike Casual: Lyle & Scott, Fred Perry, Fila, Stone Island, Lacoste, Adidas, Pringle, Sergio Tacchini.

Sqarim: Marka italiane Stone Island eshte formuar ne vitin 1982. Me shume e perdorur nga nostalgjiket Casual ne ditet e sotme sesa ne vitet ’80. Xhaketa firmato e ketij brand-i eshte prezente ne thuajse te gjithe filmat e 10 viteve te fundit, me teme huliganizmin.

ALBANIAN CASUALS Casual ne shqip perkthehet ne “rastesor”, ndersa te vishesh Casual ne Shqiperi do te thote te kombinohesh “si per perdite”. Depertimi i kesaj rryme nuk ka vonuar as ne tribunat shqiptare. Per kedo qe eshte sadopak i apasionuar rreth asaj qe ndodh ne komunitetin e tifozeve shqiptare, nuk eshte e veshtire te ndeshet ne rrjete sociale apo forume me te rinj te cilet paraqiten si ndjekes te kesaj nenkulture. Ne kontakt me dy prej tyre, Visin dhe Iglin, frekuentues te rregullt tribunash dhe te superpergatitur ne kete lende, u njohem me teper me perjetimin dhe respektimin e kesaj rryme ne vendin tone. Me disa modifikime nga ajo origjinalja ne rastin e Visit, i cili deshmon: “Qe ne fillimet e mia ne stadium, ne moshen 10 vjecare, u vishja thjeshte, pa e ditur c’do te thote apo cfare eshte rryma Casual. Me pak fjale, jam pjese e kesaj nenkulture qe nga ajo kohe kur nuk ja dija ekzistencen. Tani e ndjek si rryme, sepse me pelqen ideja qe kush nuk ka mundesi financiare te mbaje veshur duksin, shallin ose bluzen e grupimit ne stadium apo marshime, te mos ndihet i vecuar apo inferior karshi te tjereve.” Nje gjetje e grupimeve te cilat kerkojne te afrojne anetare e qe ne njefare menyre nuk i detyron ardhjet e reja te pajisen menjehere me materialet ultras, duke qene se shpeshhere kushtojne. Vijon Visi: “Qellim tjeter eshte edhe ai i mosidentifikimit ne momente te ndryshme te jetes se nje tifozi: perplasjet me rivalet apo problemet me policine.” Klasike.

Per Iglin, stili Casual eshte ai i preferuari edhe ne jeten e perditshme. “Per mua personalisht eshte stili qe praktikoj si ne stadium ashtu edhe jashte tij. Me ndihmon te pershtatem me cdo lloj ambienti duke vazhduar te jem i njejti ne cdo kohe, – tregon Igli duke vijuar – ndersa ne boten ultras ndihmon shume ne ruajtjen e anonimatit.”

Stadiumet tona gjithmone e me teper po sjellin risi, me pak nga ana e infrastruktures e shume me teper nga ajo e krijimtarise. Tifogrupe qe lindin dita-dites e zhvillim akoma me te madh qe marrin ata ekzistues. Koreografite e reja po parakalojne ne cilesi ato te vjetrat (njihu me situaten e tifogrupeve shqiptare ne vitin 2009) dhe pranine ne stadium te nje tifozi te thjeshte nuk e shtyn vetem futbolli i luajtur, por edhe folklori e poezia e tribunave.

 

Per t’u njohur me teper me nenkulturen Casual, morrem informacione ne blogun malefashionadvice dhe ndoqem materialin e realizuar nga Copa90:

Andi KASMI

NO COMMENTS

LEAVE A REPLY