Dikur markonte Beckham, tani kampion boksi

1795535_572951029468506_242601657_nFutboll dhe grushta. Nuk po flasim per nje sherr banal ne nje ndeshje kampionati, por per historine e Curtis Woodhouse, 35 vjec, futbollist profesionist deri ne vitin 2006 dhe me pas boksier…
Woodhouse ka kurorezuar endrren e tij ne vitin 2013, duke fituar titullin britanik per peshat e lehta. Ne fund te ndeshjes, i perlotur deklaron terheqjen nga sporti i boksit dhe ia dedikon fitoren te atit, i ndare nga jeta 5 vite me pare.

BASTI – Terhiqet i pasur. Ne vitin 2006 basti i cmendur: 5000 sterlina qe nje dite do te behej kampion i dorezave. Koeficienti 50/1, fitimi 250 mije sterlina (rreth 300 mije euro).
Woodhouse ka qene nje futbollist premtues, mesfushor luftarak (nuk prisnim karakteristika te tjera) me 4 ndeshje te luajtura me kombetaren angleze U-21. Foto te viteve me pare tregojne nje Woodhouse qe markonte yllin David Beckham. Cfare do me shume nga jeta?

Leave a Reply