Juan Carlos Valerón, idhulli i yjeve spanjolle

1531717_553620074734935_12159021_nKthehet te mbylle karrieren aty ku e nisi, ne qytetin e tij te lindjes, Las Palmas. Levizjet e 40-vjecarit , nje mesfushor brilant i dalluar te Deportivo La Coruna, Andres Iniesta perpiqej t’i imitonte kur stervitej me te rinjte e Barces, ndersa Sergio Ramos deshironte te shkembente bluzen me te ne fundin e cdo takimi qe i vinte perballe si kundershtare.
Pengu i vetem i karrieres, ai i pak trofeve te fituar, vetem dy kupa Spanje dhe nje superkupe. Valerón, pavaresisht cilesise se jashtezakonshme, nuk luajti asnjehere per te medhenjte e futbollit spanjoll, Barcelona apo Real Madrid. Ne nje deklarate te disa koheve me pare dy fjale per Valerón do t’i shpenzonte edhe Pep Guardiola: “Kam patur fatin te luaj me te ne disa ndeshje me kombetaren”. Opinioni i nje personazhi jo dosido…

Per t’u njohur me teper me vepren e mesfushorit te talentuar, shikoni videon e meposhtme dhe lotet e tifozeve te Deportivos ne ndeshjen e tij te fundit me klubin galician.

Leave a Reply