Taksisti qe drejton Kolumbine

1441313_514028515360758_1478754608_nJosé Néstor Pékerman, aktualisht trajner i kombetares se Kolumbise, mund t’u kujtohet me thjeshte tifozeve shqiptare si tekniku qe drejtoi Argjentinen ne boterorin e vitit 2006 dhe beri te mundur debutimin e yllit Lionel Messi ne kete kompeticion.

Personazhi Pékerman ka nje histori te vecante. Pasi vari kepucet ne gozhde ne vitin 1977, nuk ndermori direkt karrieren si trajner, por nisi te punoje si taksist ne rruget e Buenos Airesit. Ishte viti perpara boterorit Argjentine 1978 (qe fitohej nga vendasit e udhehequr ne fushe nga Mario Kempes). Ne ate kohe, ai i taksistit ishte nje zanat fitimprures, duke pare numrin e madh te turisteve qe do te shkelnin ne token e Maradones dhe Che Guevares ne periudhen e boterorit. Nga timoni ne pankine, nga Messi te Radamel Falcao, nje karriere e pasur…

Leave a Reply