Nipi debuton ne kombetare, gjyshi fiton bastin 150 mije €

1384025_508824305881179_931905841_nHarry Wilson ben te pasur gjyshin, duke luajtur ndeshjen e tij te pare me kombetaren e Uellsit ne moshen 16 vjecare. Peter Edwards, 62 vjec, kishte vene bast qe Wilson do te luante ne kombetare, kur ky i fundit kishte vetem 18 muaj jete (!). “Shkonte pas topit ne tapetin e shtepise akoma pa mesuar ecjen. Kur e shikoja nuk kisha asnje dyshim se do te behej futbollist”, shprehet gjyshi fatlum.
Koeficienti i ketij basti ishte 1 ne 2500 mundesi. Pas 15 vitesh pritje, ne minuten e ’87 te ndeshjes Uells-Belgjike (tetor 2013), Wilson, pjese e te rinjve te Liverpool, futet ne fushe, duke u bere keshtu, debutuesi me i ri ne historine e Uellsit, rekord qe me pare mbahej nga Gareth Bale.
“Zemra me rrihte shpejt. Kur hyri ne fushe festova me nje gote vere. Diten tjeter shkova ne pune dhe u vetepushova prej saj. Dola ne pension te parakohshem. Me gjithe keto pará, nuk besoj se do te kem probleme ekonomike”, thote fituesi i bastit, Peter Edwards. Harry Wilson debuton ne kombetare, pa luajtur asnje minute me skuadren e pare te Liverpool, nje rekord me vete. Aktualisht mesfushori luan te Crewe Alexandra ne huazim, ndersa kartoni i tij vijon te jete ne pronesine e Liverpool.

Leave a Reply