Mehmet Dragusha, “braziliani” nga Prishtina

1601244_558572770906332_15149952_nE mbani mend Mehmet Dragushen? Po flasim per mesfushorin kosovar, te cilin ish-trajneri i kombetares, gjermani Briegel, e grumbulloi 10 here me kuqezinjte. Me nje teknike fine dhe nje driblim qe te kujtonte Denilson, nje brazilian mengjarash si Dragusha, prishtinasi u be nje nga te preferuarit e tifozeve shqiptare.

Por karriera e tij nuk ishte aq brilante sa teknika qe posedonte, per faktin se nuk luajti per shume sezone ne nivele te larta. Pasi preku Bundesligen 1, me Eintracht Frankfurt (shok skuadre me mbrojtesin Geri Cipi dhe fantazistin Ervin Skela) ne sezonet 2003-05, periudhe gjate se ciles Dragusha luante edhe me kombetaren, tashme ne moshen 38 vjecare, ish-fubollisti i Prishtines aktivizohet me SV Elz, ne ligat amatore gjermane. Me heret gjate sezoneve 1998-2000, Mehmet Dragusha eshte shpallur kampion i Sllovenise kur aktivizohej me skuadren e Maribor.

Gjithsesi Dragusha ishte nje protagonist i rendesishem ne fitoren e madhe te 4 shtatorit 2004, kur Shqiperia mundi Greqine, duke u aktivizuar ne pjesen e dyte dhe duke mbajtur sa me gjate topin, ne menyre qe koha te kalonte dhe te ruhej avantazhi. Gjeja qe Dragusha dinte te bente me mire…

Leave a Reply