Profesori tifoz: “Nese nuk vishni bluzen e Bahias, nuk e kaloni provimin…”

1404_506726892757587_2129566084_nImagjinoni sikur ne Universitetin e Tiranes, profesori te ishte nje tifoz i thekur i Tiranes dhe t’ju tregonte se per te marre provimin, duhet te shkonit ne klase me bluzen e bardhebluve veshur. 

Ka ndodhur ne Brazil, ne shtetin e Bahias. Profesori i fakultetit te drejtesise, Carlos Eduardo Guimarães i ka paralajmeruar nxenesit se do te mund konsultonin Kushtetuten gjate provimit, me kushtin qe te kishin veshur bluzen e skuadres se tij te zemres, FC Bahia. Nga e thena ne te bere dhe para provimit klasa eshte e mbushur me studente qe i ngjanin nje grupi ultras te Bahias. Te gjithe veshur me bluzat tringjyreshe (kuq, bardhe e kalter). Madje edhe studentet tifoze te skuadres tjeter te qytetit, Vitória, jane detyruar te vishnin bluzen e Bahias per te kaluar provimin. I kenaqur ne mbremje profesori shkruante ne Twitter: “Te gjithe ishin tringjyresh per nje dite”.
Me siguri tifozet e Partizanit do te preferonin te ngelnin per vjeshte…

Leave a Reply