Miresevini ne Ishujt Scilly, nje kampionat me vetem dy skuadra

1017358_454245724672371_1499935715_n“The Isles of Scilly Football League” eshte emri zyrtar i kampionatit te fubollit ne Ishujt Scilly (Britani). E vecanta e turneut eshte se ne te marrin pjese vetem 2 skuadra: Garrison Gunners dhe Woolpack Wanderers. Organizohet qe prej vitit 1920 por vetem me 1950-n pjesemarresit u reduktuan ne 2. Pritet qe kampionati te hyje ne librin e rekordeve Guiness ndersa ne vitin 2008 Adidas ne nder te ketij kompeticioni promovoi fushaten “Dream Big” bashke me kampionet David Beckham, Steven Gerrard dhe Patrick Vieira.

“Eshte nje kenaqesi e vecante te luash per cmime te tilla si nje arke birre apo nje panine ne barin e preferuar, sporti eshte zbavitje”, thote nje prej lojtareve te ketij kampionati “mini”. Per kronike skuadrat ndeshen me njera tjetren 17 te diela rresht dhe kush ka grumbulluar me shume pike gjate takimeve direkte kurorezohet kampione. Ne kampionatin me te vogel ne bote me siguri dy skuadrat e para nuk shkojne ne Champions, por as dy te fundit nuk bien nga kategoria…

 

Leave a Reply