Celtic, klubi qe fale tifozeve nuk ndihet kurre ne transferte

IMG-20150226-00933Fat i madh per Celtic Football Club. 46 here kampionet e Skocise kane nje nder tifozerite me te vecanta ne globin futbollistik. Kudo ku bardhejeshilet luajne, si ne Celtic Park te Glasgow si ne ndeshjet jashte fushe, diferenca nese nuk duket, mund te thuhet se eshte minimale. Ishim deshmitare shkurtin e kaluar ne qender te Milanos, qytet ku Celtic do te perballej me Interin, ndeshje e vlefshme per Europa League. Perballe kishes se sheshit Duomo (pika me e famshme turistike e qytetit) me flamure, fanella, shalle dhe Heineken ne duar tifozet skoceze pergatiteshin per takimin e ores 19.00 ne San Siro.

11021043_10206021162710352_7994069594278357008_nTe rrethuar nga te kater anet e sheshit nga forca te shumta policore, mbeshtetesit e klubit legjendar skocez ishin te qete dhe te qeshur. Shume prej tyre italiane, anetare te klubit “Italian Celts”. Disa te tjere te ardhur nga Zvicra, pjesetare te “Celtic Supporters Club Switzerland”. Tifoze te Celtic ne Milano, kane ardhur edhe nga Madridi. Dukej nga logo e tyre ne trotuar: “Madrid Emerald C.S.C”. Foto e video pafund, nga turistet e ndodhur aty rastesisht, por edhe nga kalimtaret e zakonshem. Nje feste e bukur futbolli terheq kedo.

 

Per tu vecuar nje grup te rinjsh me syze Ray Ban dhe theksin rigorozisht skocez, te cilet mbanin ne duar nje imitim te trofeut te Champions League, me mbishkrimin ’67. Celtic Football Club eshte i pari klub britanik qe ka fituar Kupen e Kampioneve, duke mundur ne finale me rezultatin 2-1 pikerisht Interin, kundershtaret e sotem. Ishte viti 1967. Me tifoze te ketij lloji, nje skuader nuk mund te ndjehet kurre ne transferte.

Andi KASMI, Milano, shkurt 2015

Leave a Reply