Ndeshja e vdekjes, kur te burgosurit ukrainas munden ushtaret naziste

947053_437842742979336_1089590439_nQyteti i Kievit ne Ukraine, u pushtua nga forcat naziste gjermane ne vitin 1942, pas nje dhune e genocidi te jashtezakonshem. Trupa “Luftwaffe” che forca te tjera te armatosura vendosen te luanin nje ndeshje futbolli me lojtaret e mbijetuar te Dinamos se Kievit (pjesa me e madhe e futbollisteve kishin humbur jeten gjate betejave dhe me pas ishin varrosur ne gropat masive te hapura ne periferi te qytetit) dhe skuadres tjeter te qytetit, Lokomotiv, me 9 gusht te ketij viti ne stadiumin Zenith, Kiev.

Nje organizim i tille ishte vendosur pasi nje muaj me pare nje delegacion i ushtrise gjermane ishte turperuar ne nje miqesore me rezultatin 5-1 kunder nje grupi futbollistesh ukrainas. Nje ndeshje e hakmarrjes, e cila me vone do te kujtohej si “ndeshja e vdekjes”. Gjyqtar ishte nje oficer i “SS”, qyteti ishte i boshatisur ndersa stadiumi i mbushur plot me police dhe ushtare naziste. Per skuadren vendase, e cila therritej ne kete takim me emrin “Start”, aktivizoheshin 8 lojtare te Dinamos ((Nikolai Trusevich, Mikhail Sviridovskiy, Nikolai Korotkikh, Aleksey Klimenko, Fedor Tyutchev, Mikhail Putistin, Ivan Kuzmenko, Makar Hončarenko) dhe 3 te Lokomotiv (Vladimir Balakin, Vasiliy Sukharev, e Mikhail Melnik).

Gjermanet kaluan te paret ne avantazh, por ne fund te pjeses se pare vendasit kryesonin me rezultatin 3-1. Ne pushimin mes dy pjeseve nje oficer gjerman tenton te binde lojtaret ukrainas ne nje tolerim te mundshem dhe duket se ia arrin qellimit pasi ushtaret naziste barazojne 3-3, por ne fund del ne pah shpirti i gares dhe krenaria e te pushtuarve, te cilet fitojne ndeshjen me rezultatin 5-3. Por cka turperoi me shume gjermanet ishte gjesti i Klimenkos, i cili pasi dribloi thuajse gjithe mbrojtjen kundershtare dhe portierin, i vetem me porten e boshatisur nuk realizon golin e gjashte, por shkelmon topin per ne mesin e fushes. Nje gjest e nje fitore qe vendosen denimin kapital per futbollistet vendas. Pas ndeshjes sulmuesi Korotkikh u torturua e pushkatua, ndersa 7 lojtare te tjere perfunduan ne nje kamp perqendrimi. Portieri dhe disa lojtare te tjere u vrane ditet ne vijim.

deathmatch1-popupKronika deshmon se te vetmit qe mbijetuan nga ai formacion ishin Mikhail Sviridoski e Makar Hončarenko. Ky i fundit me dopieten e tij e coi rezultatin ne 3-1 per vendasit ne perfundim te pjeses se pare. Sot ne nder te tij ne klubin e Dinamo Kiev ndodhet nje bust me dedikim “Per dike qe e meriton”…

Ne Kiev sot ndodhet nje monument (foto majtas) ne nder te lojtareve te FC Start.

Ngjarja ne fjale ka frymezuar edhe filmin “Escape to victory”, prodhim i vitit 1981, me protagoniste Sylvester Stallone dhe Pelé, por qe ndryshe nga historia e vertete, ka nje fund te lumtur.

Leave a Reply