Whisky dhe elefantë, gjermani trajner i 18 skuadrave kombëtare

6258_431045426992401_1481528421_n

 Ka pirë me ish-presidentin Allende dhe i ka shpjeguar taktikën mbretit të Tongës: Gutendorf ka drejtuar plot 18 skuadra përfaqësuese në thuajse gjysmën e botës së tretë…

 

 

KARRIERA Vitlindja 1926, gjermani Rudi Gutendorf ka drejtuar 18 kombëtare dhe dhjetëra skuadra klubesh në 28 vende të ndryshme të botës. E ka nisur karrierën si trajner në vitin e largët 1954 dhe ka drejtuar deri në verën e vitit 2003. Aktualisht 89 vjeçar, gjermani shprehet i gatshëm për të drejtuar një tjetër skuadër nëse do i jepej mundësia. Gjatë punës së tij si komisar teknik ka drejtuar kombëtaret e vendeve më ekzotike të botës si Kili, Bolivia, Venezuela në Amerikën Latine, për tu zhvendosur më pas në Trinidad e Tobago, Antigua e Barbuda, Botsvana e Australi. Nga stoli i ishullit të Neokaledonias, kalon në Afrikë ku vazhdon “festivalin” e pankinave si kryeteknik i Nepalit, Tongës, Tanzanisë, Ganës, Ishujve Fixhi. Më pas merr drejtimin e kombëtares olimpike të Iranit, Zimbabves, Mauritius, Ruandës e Samoas, ku në vitin 2003 i jep fund karrierës së tij prej trajneri-magelan.

PRIVILEGJET Ka parë nga të gjitha llojet gjatë përvojës së tij 60 vjeçare. Në Kili ishte mik i presidentit Salvador Allende: “Pinim bashkë ëhisky ndërsa në ndeshje shkoja me helikopter në stadium”. 1973, grusht shteti, në pushtet vjen Augusto Pinochet: “Të shtëna armësh, njerëz që pushkatoheshin në një prej mureve që kisha ndërtuar për stërvitjet e skuadrës”. Largohet mes vështirësive e arrin në Botsvana ku i japin lejen e gjuetisë së elefantëve: “Nuk e kam përdorur kurrë”. Drejtimi i kombëtares së Ruandes mbetet një prej sukseseve më të mëdha humane të karrierës së tij: “Kam bërë të mundur të luajnë për të njëjtën fanellë fiset hutu e tutsi, të përfshirë kundër njëri-tjetrit në një prej genocideve më të ashpra që ka parë historia e njerëzimit”. Jo vetem Magelan, por edhe Ban Ki Moon…

 

 

Leave a Reply