“Ciceroni” Albert Xhani

Images.ashx

Marr shkas nga “telenovela” e kesaj fillimjave, ajo me titullin “Xhani-Shkembi”, per nisjen e ketij artikulli. Replikat e shkembyera ne distance nga ish-presidenti i Partizanit dhe kapiteni aktual i Skenderbeut, me sollen ne kujtime disa nga batutat me “pikante” qe Albert Xhani ofronte per mediat shqiptare gjate kohes kur ishte “njeshi” i Partizanit dhe nje here ne dy dite fotoja e tij zinte faqet e para te gazetave. Fale aftesive te shkelqyera ne komunikim dhe ironise se holle, Xhani u be personazhi me i preferuar i redaksive. Per disa aftesi te tjera, me pak i dashuri per tifozet e Partizanit…

“Partizani im me model kroat”

Pranvere 2007. Ne nje interviste per te perditshmen “Panorama sport”, ish-presidenti i Partizanit, Albert Xhani, shpaloste planin per nje klub te madh dhe “kercenonte” komunitetin futbollistik ne Shqiperi: “Nese deri dje nuk na besonit, sot te pakten na respektoni, se neser do te na keni frike si dikur.” Ne harkun kohor te 5 viteve Partizani i Xhanit do te zbriste 3 kategori me poshte…

“Kartonin e Bejkushit nuk e japim gratis”

Bejkush Birce, ish-trajner i Partizanit dhe i kombetares, kryente rolin e zv.presidentit tek te kuqte gjate epokes “Xhani”. Kur ish-presidenti deklaroi hapur krizen financiare, Birce ishte nje nga personat qe i kerkoi Xhanit, si personalisht edhe nepermjet mediave, te largohej dhe t’i hapte rrugen afrimit te investitoreve te rinj te Partizani. Kembenguljes se Birces, Xhani me ironi i pergjigjej: “Kemi patur shume kerkesa, por kartonin e Bejkushit nuk e japim gratis.” Kujtojme qe profesor Bejkush Birce eshte i vitlindjes 1943…

“Kemi marre lojtare cilesore, Roma nese futet ne zonen e rreptesise se kundershtareve, o shenon gol o merr penallti”

Ne merkaton e veres perpara fillimit te sezonit 2008-09, ish-presidenti i Partizanit, Xhani, zevendesonte te larguarit Dhembi, Shkembi, Abilaliaj, Devolli, Tefik Osmani e Muzaka me brazilianet Bruno e Roma. Ne sms-te e zakonshem qe u drejtonte mediave Xhani pershkruante afrimet e reja: “Kemi marre lojtare cilesore, Roma nese futet ne zonen e rreptesise se kundershtareve, o shenon gol o merr penallti”. Disa jave pas fillimit te kampionatit, futbollistet karioka nuk treguan asnje prej vetive qe Xhani i atribuonte, madje zhgenjyen me paraqitjet e tyre aq sa trajneri i ri, Shpetim Duro, ne nentor vendosi t’i largonte nga skuadra. I sapolarguar nga Partizani per te Tirana, Devolli mendonte krejt ndryshe nga Xhani per brazilianet: “Vertet qe po hyne ne zonen e rreptesise o shenojne o marrin penallti, por kane nje te keqe, nuk hyjne asnjehere ne kete zone…”

“Muzaka te Ajax per 2 milion dollare”

Ish-presidenti i Partizanit, vite me pare njoftonte me pompozitet nisjen e tratativave me holandezet e Ajax, per trasferimin e mesfushorit Gjergj Muzaka. Cmimi i kartonit: 2 milion dollare. Ne fund Muzaka levizi nga Partizani, por nuk shkoi ne Hollande. Ai nderroi thjesht lagje ne kryeqytet: nga rruga “Frosina Plaku” ku ndodhej klubi i Partizanit per te ish-qyteti i nxenesve, ku sterviten bardheblute e Tiranes…

 

Pavaresisht polemikave dhe pretendimeve te Xhanit per nje Shkembi te demtuar gjate sezonit kur luante me Partizanin, ish-presidenti nuk ngurronte te ngrihej ne kembe kur mesfushori korcar shenonte ne derbi:

 

Andi KASMI

Leave a Reply