Gjyqtari që drejtoi i dehur një Werder-Hannover

601895_429875573776053_1881331404_nMbase askush nuk e njeh ish-arbitrin Wolf-Dieter Ahlenfelder, por pasi të lexojë historinë e tij, vështirë se nuk do ta kujtojë me buzëqeshje. Ishte 8 nëntori i vitit 1975 dhe luhej ndeshja Werder-Hannover. Gjyqtar i takimit ishte pikërisht Ahlenfelder. Kur kronometri shënonte 32 minuta, ai fërshëllen fundin e pjesës së parë dhe i dërgon 22 lojtarët në dhomat e zhveshjes. U desh ndërhyrja e një prej asistentëve për t’i kthyer mendjen gjyqtarit “të nxituar”. Ndeshja rinis dhe luhet 11 minuta të tjera. I pyetur nga gazetarët pas përfundimit të takimit, Ahlenfelder mohonte të kishte konsumuar alkool dhe justifikonte në këtë mënyre vendimin e tij: “Kisha ngrënë shumë në dreke, madje e kisha tepruar me mishin e rosës. Për shpëlarje piva disa birra dhe ndonjë gotë grapa. Në fund të fundit jemi burra, nuk ngopemi me limonata”. Mes ilaritetit dhe buzëqeshjeve të të pranishmëve gjyqtari “karagjoz” shtonte: “Tani vështirë se dikush do të më harrojë”. Mund të jetë i bindur, askush…

 

 

Leave a Reply