Partizani – Tirana zgjat nga 1 janari deri më 31 dhjetor. Nuk ka ndasi fetare e as politike, por për tifozët kjo përballje nuk njeh pushim. Kulmi arrihet në javën që paraprin ndeshjen. Në ambjente pune, shkolle apo aty ku njerëzit kalojnë kohën e lirë, tema “derbi” është ajo kryesorja. Qyteti përfshihet nga “ethet” e kuqe ose bardheblu dhe kjo ndjesi na bën të harrojnë apo të paktën të largojmë mendjen nga hallet e përditshme. Një ngacmim e një thumbim për atë shokun që ka disa derbi që s’po fiton, një kujtesë atij shokut tjetër se cila skuadër ka më shumë kampionate dhe një rifreskim statistikash atij tjetrit akoma,i cili mendon se skuadra e tij ka më shumë tifozë.
Ky është derbi i Tiranës, që mesa duket na bën më të komunikueshëm me njëri-tjetrin.
Ky është Partizani-Tirana, takim që shoqëron banorët e kryeqytetit, e jo vetëm, që prej vitit 1946.
Për folklorin, atmosferën dhe historitë që prodhon, nëse do të ishte person, duhet të vlerësohej me titullin “Qytetar Nderi” i kryeqytetit. Më e pakta që mund t’i ofrohej.

Tiranë, maj 2015

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU